Bullgaria ka njoftuar se një nga aeroplanët e saj ushtarak MiG-29 ka humbur komunikimin dhe është zhdukur nga radarët gjatë stërvitjeve ushtarake mbi Detin e Zi.
Ministrja e Mbrojtjes tha se stërvitjet Shabla 21 janë pezulluar dhe se menjëherë ka filluar një operacion i kërkim-shpëtimit.
Ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Georgi Panajotov dhe Shefi i Mbrojtjes, Emil Eftimov janë nisur për në zonën ku ka ndodhur incidenti.
Shkaku i zhdukjes së aeroplanit nuk dihet.
Kryeministri në detyrë, Stefan Yanev i tha kanalit televiziv BTV se piloti i avionit nuk raportoi ndonjë problem para se aeroplani të zhdukej nga radari.
Bullgaria është vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, raporton Alsat M, percjell Foldrejt.com