Një anije me rreth 200 emigrantë nga Senegali është zhdukur pranë Ishujve Kanarie dhe sipas organizatave joqeveritare në bord ka shumë fëmijë.
Shpëtimtarët spanjollë po marrin pjesë në kërkimin e të zhdukurve dhe OJQ-ja “Walking Borders” bën të ditur se anija u nis një javë më parë nga porti i Kafuntin në Senegal, i cili është rreth 1700 kilometra nga Tenerife, transmeton BBC.
Shtohet se në kërkim po merr pjesë edhe një aeroplan, si dhe janë zhdukur dy anije të tjera aksidentale me 60 dhe 65 persona./FolDrejt/