Në Deçan është raportuar një rast i cili është cilësuar si “Person i zhdukur”.
Ai, siç raporton gruaja e tij, nuk u kthye më në shtëpi dhe se nuk ka qasje në telefon.
“Fsh. Carrabreg i ultë, Deçan 12.06.2023 – 16:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se burri i saj viktima mashkull kosovar nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk ka qasje në telefon. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.