Një helikopter në të cilin udhëtonin të paktën 5 persona humbi kontaktin me qendrën e kontrollit dhe u zhduk nga radarët në provincën italiane të Foggia (në jug), ku aktualisht po kërkohet me urgjencë.
Departamenti i Zjarrfikësve konfirmoi se bashkë me anëtarët e ekuipazhit në bord ndodheshin 7 persona.
Autoritetet pranuan se kanë nisur kërkimet për këtë helikopter që ka “ndërprerë kontaktin radiofonik” në zonën Apricena, në provincën e Foggia.
Ekipet e zjarrfikësve shkuan në zonë dhe po fluturohet me një tjetër helikopter të autoriteteve rajonale.
Sipas informacioneve të para, në helikopterin e kompanisë private “Alidaunia” udhëtonin pesë persona, mes tyre dy fëmijë dhe dy anëtarë të ekuipazhit, bëjnë të ditur mediat.
Alarmi ra në orën 10:30 me orën lokale (8:30 GMT), një orë pas ngritjes nga arkipelagu i Ishujve Tremiti./FolDrejt/