Një 23-vjeçar nga komuna e Shtimes është raportuar i zhdukur në polici.
Siç njofton policia, Agon Misini, i lindur më 12 dhjetor 1999, është shpallur i zhdukur të premten (2 qershor 2023), rreth orës 22:30, transmeton Fol Drejt.
Policia dhe familjarët e të zhdukurit, duke publikuar të dhënat personale të Agon Misinit, po kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur atë.
Postimi i plotë i policisë:
“Me datë 02.06. 2023, rreth orës 22:30 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se është një rast i personit të zhdukur nga Shtimja.
Bëhet fjalë për personin, AGON HYSEN MISINI i lindur me 12.12.1999, me banim në rrugën “Tahir Sinani”, komuna Shtime.
Ai është i gjatë, 175 cm
Peshon, 125 kg
Sy kafe
Flokë të zeza
Ka pak mjekërr
Kishte të veshura: xhaketë hiri, bluzë të bardhë, pantollona dhe këpucë të zeza.
Që nga dita e raportimit, ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, janë në kërkim të personit të zhdukur.
Policia Rajonale e Ferizajt ka marr autorizimet nga prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikim e të dhënave të tij dhe kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve .
Të gjithë ata që kanë informacione, që ndërlidhet me të zhdukurin, ta njoftoni menjëherë policinë, stacionin më të afërt të policisë, apo përmes numrit kujdestar 192 dhe aplikacionit digjital” Lajmëro Policinë””./FolDrejt/