Lojtarja e Kombëtares helvete Florijana Ismaili (24) nuk është gjetur nga autoritetet edhe të hënën, shkruan foldrejt.com. Ajo po kërkohet me helikopterë dhe forcat e shumta policie pranë liqenit Como.
24 vjeçarja rezulton e zhdukur nga e shtuna, kur rreth orës 16.30 ishte zhytur në ujë prej nga ku nuk ka dalë. Vështirësia e zhytësve qëndron në atë se liqeni është i thellë deri 100 metra.
Florijana Ismaili është shqiptare, me prejardhje nga Lugina e Preshevës./Foldrejt.com