Pavarësisht të gjitha kërkimeve, që nga 1 maji nuk ka asnjë lajm për avionin e vogël që u zhduk në Kolumbi me shtatë persona në bord.
Ende nuk ka asnjë shenjë nga avioni i vogël HK 2803, i cili besohet se është rrëzuar në qytetin San Jose në rajonin administrativ kolumbian të Guaviare, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Zyrtarët konfirmuan se shtatë persona ishin në bordin e avionit të vogël, sinjali i të cilit humbi gjatë fluturimit midis Araracuaro dhe San Jose.
Forcat Ajrore dhe Civile Kolumbiane deklaruan se kërkimi u krye në një zonë pyjore pranë lumit Apaporis dhe do të zgjerohet drejt rajonit të Amazonës.
Mes pasagjerëve ishte një foshnjë 11-muajshe dhe një fëmijë 4-vjeç.
Autoritetet kanë kërkuar ndihmë nga komunitetet indigjene që jetojnë në zonë për të gjetur rrënojat e avionit të zhdukur./FolDrejt/