“Aeroplani humbi komunikimin me kullën e kontrollit pranë Bar de Parismine (disa minuta nga Limon), pas së cilës u aktivizua një mision shpëtimi, në të cilin marrin pjesë Roja Bregdetare dhe Shërbimi i Mbikëqyrjes Ajrore”, tha Torres.
Roja bregdetare dhe policia e Kosta Rikës nisën një kërkim për një aeroplan me pesë shtetas gjermanë, i cili u zhduk nga radarët pranë bregdetit të vendit, njoftoi ministri i Sigurisë Jorge Torres.
Avioni, i cili ishte nisur nga Meksika për në aeroportin Limon në Kosta Rika, u zhduk mbrëmë vonë me orën lokale, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.