Një rast i zhdukjes është raportuar në komunën e Ferizajt, me ç’rast një mashkull ka raportuar për zhdukjen e një viktime femër dhe për mosnjohurinë mbi vendndodhjen e saj.
Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 14:00, ndërkohë rasti në polici është raportuar ditën e djeshme, transmeton Fol Drejt.
Siç shkruhet në raportin 24-orësh të policisë, viktima është larguar dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Rasti ndërkaq ka kaluar në procedurë hetimore./FolDrejt/