Një gazetar britanik dhe një ekspert i çështjeve lokale janë zhdukur në xhunglën e Amazonës në Brazil.
Gazetari i “The Guardian”, Dom Philips dhe eksperti i komuniteteve lokale, Bruno Araujo Pereira, u zhdukën në zonën në fjalë shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Zyrtarët thanë se nuk kishin dëgjuar për dy personat në fjalë që nga orët e para të 5 qershorit, të cilët pritej të ktheheshin nga rajoni Vale do Javari ku ndodheshin me varkë.
Nga ana tjetër, thuhet se Pereira ishte kërcënuar më parë nga gjuetarët në rajonin Vale do Javari, ku po kryente kërkime.
Vale Do Javari është rajoni i dytë më i madh lokal në Brazil. Zyrtarët qeveritarë ndërhyjnë shpesh me peshkatarët dhe gjuetarët në këtë zonë.
Ndërkaq dje filloi një hetim për incidentin nga Prokurori Federal i Brazilit. Gjithashtu vazhdojnë përpjekjet e kërkimit të mbështetur nga marina. /FolDrejt/