Një person ka raportuar në polici se e bija e tij është zhdukur nga shtëpia, duke lënë katër fëmijët e saj te e motra.
Rasti ka ndodhur me datën 3 janar, rreth orës 13:00, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, e zhdukura ka dalë nga shtëpia e motrës së saj, ku edhe ka lënë katër fëmijët e saj dhe nuk dihet ende se ku ndodhet.
Tutje bëhet e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe se rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/