Një person është raportuar të jetë zhdukur në komunën e Hanit të Elezit, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur më 16 gusht, rreth orës 16:00.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se ankuesi mashkull kosovar me datën 17.08.2023, ka raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe njësitet policore janë duke hetuar rastin.