Një rast i zhdukjes është raportuar të ketë ndodhur në Shtërpcë, me ç’rast është zhdukur një person.
Rasti ka ndodhur me datë 12 maj, rreth orës 07:50, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në kohen e cekur ka dalë nga shtëpia viktima mashkull kosovar (familjar i tij) dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/