Një person raportohet që është zhdukur në Hajvali. Rastin e ka paraqitur në polici ankuesi kosovar ku ka treguar se personi i zhdukur ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet më se ku ndodhet ai.
“Ankuesi kosovar ka njoftuar se viktima kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.