Një person me probleme mendore është raportuar të jetë larguar nga shtëpia para më se një jave.
Rasti ka ndodhur në fshatin Dush të qytetit të Klinës, ku një person pas largimit që nga shtëpia me datë 3 qershor, ende nuk është gjetur, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, më gjerësisht thuhet se një mashkull kosovar ka raportuar se djali i vëllait të tij, me të meta psikike është larguar nga shtëpia nga data 3 qershor dhe prej asaj kohe nuk është kthyer në shtëpi.
Rasti është në peocedurë hetimore./FolDrejt/