Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është zhdukur dje rreth orës 13:30.
Ai dyshohet të ketë dal nga shtëpia dhe nuk dihet më vendndodhja e tij.
Rasti shkon nën hetime.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./FolDrejt/