Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është zhdukur në Shtërpcë dhe ka kërkuar bashkëpunimin e komunitetit për gjetjen e tij, shkruan Fol Drejt.
“Kërkesë për bashkëpunim, person i zhdukur në Shtërpcë
Me datë 12.05.2023, rreth orës 07:50 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se është një rast i personit të zhdukur nga fshati Biti e Epërme, komuna Shtërpcë.
Bëhet fjalë për personin, Goran S Kociç i lindur me 25.04.1994 nga fshati Biti e Epërme, komuna Shtërpcë.
Ai është i gjatë, 177 cm
Peshon, 65 kg
Sy kafe
Flokë të zeza
Kishte të veshura: xhaketë dhe gjinse të kaltërta dhe kishte të mbathura këpucë ngjyrë kafe.”, shkruan në komunikatën e policisë.
Policia njoftoi se që nga dita e raportimit, ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, Ekipet e Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare nga Forca e Sigurisë dhe ekipe civile nga “Shërbimi i Kërkimi-Shpëtimit Malor i Kosovës” janë në kërkim të personit të zhdukur.
“Policia Rajonale e Ferizajt ka marrë autorizimet nga prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikim dhe kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e tij .
Të gjithë ata që kanë informacione, që ndërlidhet me të, ta njoftoni menjëherë policinë, stacionin më të afërt të policisë, apo përmes numrit kujdestar 192 dhe aplikacionit digjital” Lajmëro Policinë”.”, shkruan tutje në njoftimin e policisë. /FolDrejt/