Një person është raportuar i zhdukur në komunën e Skenderajt, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur më 30 korrik, rreth orës 03:00, ndërkaq raportimi në polici është bërë dje.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se axha i tij që ka probleme mendore ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.
Rasti është në hetime./FolDrejt/