Është raportuar një rast për një person të zhdukur në fshatin Begaj të Vushtrrisë.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 09:50, përcjell Fol Drejt.
“Ankuesi mashkull kosovar njofton me datën 20.02.2023 rreth orës 12:00 ka dalë nga shtëpia vëllai i tij, i cili është me aftësi të kufizuara dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij, rasti vazhdon te hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/