Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në qytetin e Gjakovës.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet:
“Gjakovë, 22.03.2022-00:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur, viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe vazhdon të hetohet nga njësiti përkatës policor.”/FolDrejt/