“Të mos harrojmë se Britania po largohet nga BE, por mbetet në Evropë”, kështu tha në edicionin e sotëm të emisionit “360 gradë” në Alsat, zv/ministri i Jashtëm, Andrei Zhernovski. Duke folur për investimet ekonomike nga Britania në vendin tonë, Zhernovski theksoi se investimet më të mëdha britanike janë nga kompanitë “Xhonson Kontroll” dhe “Xhonson Meti”, mbi të cilat Brexit nuk do të ketë ndikim.
Zhernovski vlerëson se largimi i Britanisë nga BE nuk do të ketë ndikim as në politikën e jashtme midis Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë së Madhe.
“Ne po humbasim një mbështetës të rëndësishëm në BE, por të mos harrojmë, ne jemi në NATO me ta. Flamuri maqedonas u ngrit në Londër, përpara samitit të Londrës, kështu që jam i bindur që ky bashkëpunim do të vazhdojë”, tha mes tjerash Zhernovski.