Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë aprovuar kërkesën e Prishtinës për blerjen e raketave anti-tank “Javelin”. Këtë e bëri të ditur ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, sipas një komunikate të presidencës së Serbisë.
Për këtë lajm ka reaguar edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
“Kossev” raporton se Vuçiq ka thënë se është i zhgënjyer me këtë zhvillim.
“Ky lajm është një zhgënjim i madh për Serbinë, por shteti ynë, bashkë me ShBA-të do të punojë për ruajtjen e marrëdhënieve ShBA-Serbi.” , tha presidentit i Serbisë.