Pa asnjë hiperbolizim, SHBA është aleati më i madh i shqiptarëve dhe falë saj Kosova fitoi pavarësinë nga ish Jugosllavia. Megjithatë, administrata e tashme amerikane, sëbashku me lobin e Sorosit, si asnjëherë më parë janë bërë bashkë kur bëhet fjala për ndarjen e Kosovës ose siç quhet ndryshe “shkëmbimi i territoreve”, informon foldrejt.com.
“Përkundër kundërshtimit gjerman, SHBA ka kundërshtuar largimin nga tryeza e bisedimeve e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë,” shkruan EuObserver.com.
Lajmi është konfirmuar edhe nga i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, i cili në një deklaratë ekskluzive për EUobserver në Bruksel (17 shkurt) rreth planit kontravers për ndarjen e Kosovës, konkretisht u shpreh:
“Çfarë ne mbështesim është rikthimi i palëve në tryezën e negociatave dhe të gjejnë rrugën për normalizim të marrëdhënieve të tyre, ku rasti më ideal do ishte njohja reciproke,” tha ai, përcjell foldrejt.com.
Palmer kundërshtoi të përgjigjet në pyetjen nëse është kundër Gjermanisë e cila, kundërshton ndarjen e Kosovës.
“Politika e SHBA-së është se nëse të dy palët gjejnë marrëveshje, ne do mbështesim edhe ndarjen territoriale,” tha në atë kohë Këshilltari i Sigurisë, John Bolton.
Ndarja e Kosovës u bë popullore në rrethin e administratës së re amerikane, ku edhe ish ambasadori i SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell, vijon të promovojë këtë “zgjidhje të shpejtë”. Kurse Gjermania thotë se ndryshimi i kufijve në Ballkan është i pamundshëm.
Edhe Palmer, bëri me dije se përkundër marrëdhënieve të ftohta mes SHBA-së dhe Gjermanisë, edhe këtë vit bëri me dije se ndarja e Kosovës do qëndrojë në tryezën e bisedimeve./Foldrejt.com
Linku origjinal:
https://euobserver.com/enlargement/147484