Shqipëria sonte ka zhvilluar një nga ndeshjet më të dobëta në historinë e saj si kombëtare.
Vendasit u mposhtën me rezultat 0:1 nga Lituania, transmeton Indeksonline.
Kombëtarja “Kuq e Zi” për 90 minuta arriti që të bëj vetëm një goditje në portë.
Goli për kombëtaren e Lituanisë erdhi në minutën e 51-të nga Kazlauskas, i cili shfrytëzoj për mrekulli një gabim të Klaus Gjasulës.
Katër anëtarët e grupit të katërt në Ligën C, ku është edhe Shqipëria, kanë nga 3 pikë pas 2 gjirove.