Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka reaguar pas paraqitjes së Projektligjit për rritjen e pagës minimale.
Ai ka thënë se gjendja e veteranëve është e mjerueshme, dhe gjithashtu ka theksuar se është e padrejtë mospërfshirja e veteranëve të luftës në kategorinë e cila ka shënuar rritje, transmeton Fol Drejt.
Ai u është drejtuar deputetëve të Vetëvendosjes, duke u thënë: Leni këto janë gjepura.
Në fund Berisha duke debatuar me pozitën gjithashtu ka shtuar: Je ka fol me Hisen Berishen, kujdes!
Duhet theksuar se opozita kanë paraqitur qëndrim kundër Projektligjit të rritjes së pagës minimale./FolDrejt/