Shkup, 23 prill – Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson se grupi i puçistëve pranë BFI-së, Skender Buzaku tanimë është futur në hapsirat e këtij institucioni me pretekst se kinse Gjykata Themelore Shkupi ka sjellur vendim për shkarkimin e reisit H.Sulejman ef.Rexhepi edhe pse sipas burimeve të Zhurnal, gjykata në fjalë nuk ka të drejtë për të sjellur një vendim të tillë bazuar në ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Burimet pranë BFI-së për Zhurnal shprehen se Gjykata nuk ka të drejtë të shkarkon reisin aktual. Sipas tyre reisi mund të shkarkohet vetëm me vendim të kreut të BFI-së për të emëruar pasuesin e tij dhe pastaj Gjykata ta konstaton shkarkimin e reisit dhe emërimin e kreut të ri të këtij institucioni.
Nga BFI mes tjerash shprehen se këto ndodhi po vijnë nga sturktura të ndryshme që dëshirojnë përçarjen e komunitetit fetarë islam në Maqedoninë e Veriut.
Ndryshe, disa mediume sot kanë shkruar se Gjykata themelore Shkup 2 ka pranuar kërkesën që reis i ri i Bashkësisë Fetare Islame të jetë Skender Buzaku. Disa mediume kanë shkruar se kanë siguruar kopje të vendimit të Gjykatës që duhet të shpallet nesër në Gazetën Zyrtare. Në vendim thuhet se pranohet kërkesa që Buzaku të emërohet reis i ri i Shoqates se Personave Fizikë Bashkësia Fetare Islame me adresë “Çairska 1000”.
Përndryshe, ky grup edhe para disa viteve ka tentuar që ta shkarkon në mënyrë joligjore kreun aktual të BFI-së, Sulejman Rexhepi. Të njejtit disa ditë qëndruan në objektin e këtij institucione dhe më pas u larguan kur panë se nuk kanë asnjë bazë për shkarkimin e reisit.