Drejtoria e Mbrojtjes Civile në provincë tha se një varrezë masive u zbulua në zonën Er-Rifaai të qytetit të Mosulit dhe trupat më vonë iu referuan një instituti mjekoligjor.
Autoritetet në provincën Nineveh të Irakut verior theksuan të hënën se kanë zbuluar mbetjet mortore të 143 personave të paidentifikuar të vrarë mes viteve 2014-2017, kur grupi terrorist DEASH kishte nën kontroll rajonin, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Drejtoria e Mbrojtjes Civile në provincë tha se një varrezë masive u zbulua në zonën Er-Rifaai të qytetit të Mosulit dhe trupat më vonë iu referuan një instituti mjekoligjor.
Vlerësohet se ka kufoma të 6.000 deri në 12.000 njerëzve në varreza masive në Irak.
Në qershor të vitit 2014, grupi terrorist ka pasur kontrollin e provincave si Nineveh, Saladin dhe Anbar, ndërsa mbante gjithashtu disa pjesë të provincave Diyala dhe Kirkuk./FolDrejt/