Koreja e Veriut lëshoi sot tre raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, njoftoi ushtria e Koresë së Jugut.
Kjo është hera e 16-të këtë vit që Koreja e Veriut teston raketa.
Ushtria e Koresë së Jugut njofton se tre raketa të lëshuara nga rajoni i Phenianit ranë në Detin e Japonisë, në brigjet lindore të atij vendi, shkruan AP, transmeton Fol Drejt.