Sot ka filluar gjykimi në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ndërsa aktualisht i është dhënë fjala prokurorit i cili ka pesë orë në dispozicion për “fjalën hyrëse” të tij, shkruan Fol Drejt.
Ai ndër të tjera tha se ish presidenti Thaçi, ish kryetarët e kuvendit Veseli e Krasniqi, si dhe ish deputeti Selimi, ishin themelues dhe udhëheqës të Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa objekt i gjykimit të tyre është ana e errët e veprimtarisë së tyre gjatë periudhës së luftës.
“Provat të tregojnë se katër të akuzuarit, në rolin udhëheqës në Shtabin e Përgjithshëm, mbështetën dhe zbatuan, një politikë e cila vinte në shënjestër këta persona të cilët konsideroheshin prej tyre si kundërshtarë, përfshirë ata që konsideroheshin si kolaboracionistë, shpesh mbështetur në asgjë, pos lidhjes me institucionet serbe, si dhe personat e perceptuar si jombështetës” – tha prokurori.
Prokurori po ashtu tha se:
“Ata që perceptoheshin si kundërshtarë të tillë, përfshinin persona me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e njohur ndryshe si LDK-ja si dhe persona me përkatësi etnike sërbe ose rome.”
Po ashtu ai tha se:
“Aktakuza përfshinë, dhe ne synojmë të vërtetojmë se, me qindra burgosje në mbarë Kosovën, zakonisht në kushte të tmerrshme keqtrajtimi dhe mbi 100 vrasje. Shumica e viktimave ishin shqiptarë të Kosovës.”/FolDrejt/