Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar, pasi në veri të vendit ku po mbizotëron një situatë e tensionuar, janë sulmuar gazetarët, shkruan Fol Drejt.
Saktësisht janë sulmuar gazetarët e “Kallxo”.
Ky asociacion ka kërkuar nga policia që që të kujdeset për të ofruar kushtet e duhura të sigurisë për raportimin e gazetarëve nga kjo pjesë e vendit:
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar për sigurinë e gazetarëve, pas sulmit këtë mëngjes të një ekipi të Kallxo.com në veri të Mitrovicës. Vetura në të cilin po udhëtonin gazetarja, Shkodrane Dakaj dhe producenti Valdet Salihu u sulmua nga një grup i maskuar i serbëve, në afërsi të Shkollës Teknike. AGK-ja e dënon fuqishëm sulmin, dhe kërkon sërish nga Policia e Kosovës që të kujdeset për të ofruar kushtet e duhura të sigurisë për raportimin e gazetarëve nga kjo pjesë e vendit”.
Situata në veri vijon të jetë e tensionuar./FolDrejt/