Sot ka filluar të mbahet seanca e shtatë publike e Komitetit të Përzgjedhur për Hetimin e sulmit të 6 janarit në Capital Hill e ShBA-së.
Kryetari Bennie Thompson, një demokrat nga Mississippi, dha dorë në seancë. Ai thotë se dallimet politike duhet të zgjidhen gjithmonë “në kutinë e votimit” dhe kurrë me dhunë.
Në seancën e sotme, komiteti pritet të shqyrtojë nëse ish-presidenti Donald Trump dhe aleatët e tij politikë janë bashkërenduar me organizatat ekstremiste përpara trazirave.
Seanca dëgjimore është pjesë e një sërë seancash publike që synojnë hetimin e ngjarjeve që çuan drejt trazirave. Komiteti ka planifikuar paraprakisht të nxjerrë një raport fillestar në shtator, megjithëse është e paqartë nëse ata do t’i përmbahen afatit kohor, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.