Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nëpërmjet një statusi në fejsbuk mbrëmjen e sotme ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ai shkruan se është mirë klinikisht pa ndonjë shqetësim, por duhen respektuar protokollet mjekësorë dhe duhet të vetëizolohet për ca ditë. Në fund apelon për kujdes për të gjithë.
