Paris Saint-Germain thuhet se ka arritur të bindë Zinedine Zidane që të zërë vendin e Mauricio Pochettinos.
Sipas gazetarit Daniel Riolo nga RMC, Zidane është ai që do të zërë vendin e Pochettinos në klubin nga kryeqyteti francez.
Megjithatë, parisienët kanë vendosur që ta lejojnë argjentinasin të përfundoj sezonin.
Riolo ishte i njëjti gazetar që dha lajmin se Lionel Messi është transferuar te Parisi për herë të parë në verën e kaluar, transmeton Klankosova.tv.
Nëse ky informacion është i saktë, Zidane do të arrijë në Paris në fillim të verës së ardhshme për të trajnuar Messin dhe Neymarin.
Por e gjithë situata e Kylian Mbappes mbetet në dyshim, për sa i përket të ardhmes së tij.