Zinedine Zidane refuzoi një ofertë të klubit Al-Nassr me vlerë 150 milionë euro, shkruan gazetari Santi Aouna për portalin Footmercato.
Zidane mori një ofertë të madhe, sipas së cilës ai duhej të drejtonte klubin për dy vjet, por ai vendosi që nuk ishte i interesuar të drejtonte klubin ku aktualisht luan Cristiano Ronaldo.
Zidane drejtoi vetëm Real Madridin në karrierën e tij si trajner dhe fitoi tre Champions League me të. Ai u largua nga klubi në vitin 2021 dhe që atëherë nuk ka drejtuar asnjë klub. Pothuajse gjithmonë, kur hapet një vend në stolin e një skuadre të madhe, Zidane përmendet si pasardhës i mundshëm.
Shkruhet se ai mund të jetë trajneri i radhës i PSG-së, Real Madridit apo edhe trajneri i kombëtares franceze pas largimit të Didier Deschamps. Është e qartë se ai nuk është i interesuar për klubin Al-Nassr, por dëshiron të qëndrojë në futbollin evropian, transmeton Fol Drejt.