Legjenda e futbollit, Zinedine Zidane, e ka theksuar se dëshirën më të madhe e ka që të bëhet trajner i kombëtares së Francës.
“Ta pasoj Didier Deshampin [trajnerin e Francës]? Nuk e di. Nëse duhet të bëhet kjo punë atëherë bëhet“
“Kur them që dua ta marr timonin e kombëtares franceze një ditë, në atë kohë ose jo”, ka thënë Zidane për L’Equipe.
“Kur them që dua që ta marr timonin e kombëtares franceze një ditë, jam duke e supozuar këtë”.
Mirëpo, kampioni i botës dhe i Evropës me trengjyrëshit ka thënë që marrja e këtij posti nuk varet prej tij.
“Aktualisht, një ekip është krijuar. Me caqet e tyre, por nëse vjen mundësia më vonë, unë këtu jam”.
“Prapë, nuk varet prej meje. Dëshira ime më e thellë është ajo. Kombëtarja franceze është gjëja më e bukur që ekziston”.