Pas humbjes së Realit ndaj Barcelonës të dielën mbrëma, e cila iu largua me 12 pikë vetëm 12 xhiro para fundit të La Ligës, mediat spanjolle po spekulojnë se Carlo Ancelotti do të largohet nga Madridi në verë.
Gazetari i shquar italian Fabrizio Romano u pajtua me këtë skenar, por shtoi se italiani mund të qëndrojë ende në Madrid, por vetëm nëse fiton Ligën e Kampionëve ose Kupën e Mbretit.
“Ancelotti e di që në fund të sezonit duhet të fitojë një trofe. Fitimi i trofeut është vendimtar nëse ai dëshiron të qëndrojë”, ka shkruar Romano, duke iu referuar rikthimit eventual të Zinedine Zidane në Real.
“Zidane te Real Madrid? Nuk mendoj se do të jetë e lehtë. Përkundrazi, ne mbajmë një sy te Pochettino, Raul dhe Tuchel, të cilët vlerësohen nga shumë klube”, tha ai.
Rikthimi i Zidane apo katër emra tjerë të kërkuar?
Bild gjerman njoftoi pak ditë më parë se Reali është gati që trajneri trofetar të largohet dhe se ka katër zëvendësues të mundshëm. Bëhet fjalë për Thomas Tuchel, Xabi Alonso, Mauricio Pochettino dhe Raul Gonzalez.
Puna e fundit e Tuchel ishte te Chelsea, me të cilin fitoi Champions Leaguen dhe u gjykua nga një fillim i keq i sezonit dhe një humbje nga Dinamo në Champions League. Alonso është një ish-futbollist i Real Madridit, dhe aktualisht punon si trajner i Bayer Leverkusenit. Puna e fundit e Mauricio Pochettinos ishte te PSG, të cilën e la në vitin 2022 dhe Raul, ish-sulmuesi i klubit, punon sot si trajner i skuadrës së re të Realit, transmeton Fol Drejt.