Sipas L’Equipe, Zinedine Zidane është ndër emrat që po konsiderohet për të marrë drejtimin e ekipit kombëtar të Brazilit pas largimit të Tites pas Kupës së Botës, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Ndërkohë, janë zvogëluar gjasat që Zidane të angazhohet nga kombëtarja e Francës, pasi Didier Deschamps potencialisht mund të vazhdojë me Les Bleus pasi i çoi ata në finalen e Kupës së Botës.
Është ende e paqartë nëse Zidane do të pres për pozitën në kombëtaren e Francës që thuhet se e ka dëshiruar gjithmonë apo do të jetë i gatshëm të përballet me sfidën për të drejtuar Brazilin. /FolDrejt/