Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa sot pritet të mbajnë tubim parazgjedhor në Dibrën e madhe ku do kërkojnë votat për kandidatët e zonës 5, informon foldrejt.com. Interesante është se përpara se të nisen drejt Dibrës, kryetarët Zijadin Sela dhe Afrim Gashi do udhëtojnë drejt Prishtinës për t’u takuar me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Në takimin e Prishtinës, siç njoftojnë burime të brendshme partiake për Foldrejt.com, pritet që Vetëvendosja të dalë hapur në mbështetje të koalicionit Alternativa-Aleanca për Shqiptarët. Kurti do ftojë simpatizantët e tij në Maqedoninë e Veriut që të votojnë numrin 5.
Përndryshe, në zonën 5 Dibra ka nxjerë dy kandidatë dhe atë Zelfina Sela nga Alternativa dhe Bekim Pocestën nga Aleanca për Shqiptarët. Ata gjithashtu do i drejtohen me një fjalim rasti bashkëqytetarëve dibranë./Foldrejt.com