Sipas Todofichajes, anësori i pafavorizuar i Chelseat, Hakim Ziyech do të largohet drejt AC Milan gjatë afatit kalimtar të dimrit, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Ziyech ka luftuar për minutazhën e lojës në Chelsea që kur u bashkua me Blutë në vitin 2020 për shkak të lëndimeve dhe formës së paqëndrueshme. Ai shpreson të rifitojë formën e tij me AC Milan në Serie A. /FolDrejt/