Pamjet e dronit tregojnë depot e kontejnerëve të BM në Sitakunda, rreth 40 kilometra nga qyteti port i Chittagong, në juglindje të Bangladeshit, si dhe shtylla të trasha tymi që dalin ende nga kontejnerët e djegur, 46 orë pas shpërthimit të zjarrit.
Zyrtarët e Bangladeshit kanë akuzuar menaxhmentin e magazinës së kontejnerëve kimikë se ka kontribuar në zjarrin vdekjeprurës, i cili vrau të paktën 40 njerëz, përmes magazinimit të pasigurt të kimikateve.
Zjarrfikësit kanë tre ditë që po luftojnë me flakët dhe zyrtarët kanë paralajmëruar se shpërthime të reja janë të mundshme nëse flakët vazhdojnë të përhapen në kimikatet e ruajtura aty pranë, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.