Në disa zona të pyllëzuara në Antalia të Turqisë ka shpërthyer zjarr i madh, që konsiderohet si destinacion i shumëkërkuar turistik, derisa erërat po ua vështirësojnë punën zjarrfikësve duke u zgjeruar vatra edhe në pjesët e banuara, kanë bërë të ditur zyrtarët lokalë për CNN-in turk, përcjell FolDrejt.com.
Sipas Mustafa Jigita, zyrtarit të qytetit Manavgata, dy të tretat e qytetit janë evakuuar për arsye sigurie.
Deri më tani janë hospitalizuar 62 persona, shumica banorë që kanë thithur tymin e zi dhe tre tjerë kanë pësuar djegie.
E ndihmën e nevojshme për gjithçka e ka ofruar presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i cili siguroi qytetarët se do të bëjnë çmos për ta lokalizuar zjarrin.