Një zjarr i madh ka shpërthyer në një shtëpi sot pasdite në Hasanbeg të Shkupit, në rrugën Sava Mihajllov. Zjarrin e kanë shuar 18 zjarrfikës me 8 makina kundër zjarrit. Tani për tani nuk ka informata për shkaqet e zjarrit. Nga Brigada e zjarrfikësve-Shkup njoftojnë se në ora 15:03 minuta është lajmëruar se një zjarr ka shpërthyer në lagjen e Hasanbegut, tek stacioni i fundit i autobusit “45”.