Në Lajthizë të Mirditës ka rënë zjarr. Mësohet se flakët janë duke u përhapur në një zonë malore, ku edhe ndërhyrja është e vështirë. Ndërkohë, vatra po favorizohet edhe nga era.
Aktualisht janë përfshirë nga flakët 5 hektarë tokë dhe për shuarjen e tyre është angazhuar Shërbimi Pyjor. Vatra është aktivizuar rreth mesditës, ora 12:30. Në terren ndodhet vetëm një automjet zjarrfikës, por që nuk ka mundësi t’i afrohet vatrës si dhe tre punonjës të shërbimit pyjor. /abcnews.al/