Agjencia e lajmeve RIA ka raportuar se një person ka vdekur pas shpërthimit të zjarrit në një spital në Shën Petersburg të Rusisë.
Merret vesh se në atë spital trajtohen personat e prekur nga sëmundjet ngjitëse, shkruan “Reuters”.
Zyrtarët e shërbimeve emergjente thanë se zjarri shpërtheu afër një pacienti me hepatit. Raportohet se pacienti ka qenë duke pirë duhan.
Ky nuk është rasti i parë këtë vit në Rusi që një zjarr shpërthen në një spital.
Një zjarr shpërtheu në një spital rus edhe muajin e kaluar. Rasti ndodhi në një spital ku po trajtoheshin pacientët me koronavirus dhe dyshohet se zjarri u shkaktua nga ventilatorët.