Dy persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të zjarrit në një spital të Covid në Astrakhan, Rusi. Zjarri shpërtheu rreth orë 10:07, sipas autoriteteve ruse. “Sipas të dhënave paraprake, 2 persona humbën jetën,” tha Andrei Hegai, Andrei Hegai, një zëdhënës i Komitetit Hetues të Rusisë, për Interfax.
Sipas mediave të vendit, zjarri është shkaktuar nga një qark i shkurtër në një ventilator në repartin e kujdesit intensiv. Për pasojë dy gra të moshës 69 dhe 79 vjeç nuk kanë arritur të dalin dhe kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.
Прокуратура начала проверку из-за пожара в ковидной больнице в Астрахани:https://t.co/PIY3wUwAJQ pic.twitter.com/h4tgHIQc0S
— zvezdanews (@zvezdanews) December 24, 2021
Vlen të theksohet se që nga fillimi i pandemisë ka pasur shumë incidente të tilla në spitalet ruse. Nëntë persona vdiqën në gusht pasi shpërthimit të zjarrit në një spital të Vladikavkaz.
Gjithashtu në qershor, tre persona humbën jetën pas shpërthimi të një zjarri në një spital në Ryazan ndërsa shtatë të tjerë vdiqën në zjarret që shpërthyen në spitalet në Moskë dhe Shën Petersburg në maj 2020.
/abcnews.al