Një tjetër vatër zjarri ka rënë sërish në rrethinat e Fierit.
Zjarri ka rënë në pyllin me pisha, në fshatin Peshtan. Flakët kanë nisur nga pjesa e mbjellë me ullishte dhe më pas janë përhapur në pyllin me pisha.
Flaket kanë përfshirë kodrat e Likovunit, aty ku janë vendosur antenat televizive dhe të telefonisë celulare.
Këto të fundit janë larg zonës së përfshirë nga zjarri.
Zjarrfikësit e Fierit janë në vendngjarje por hyrja me mjete është e pamundur për shkak të terrenit të thyer. Era e vështirëson edhe më shumë shuarjen e zjarrit. Raporton Topchannel.com përcjell Foldrejt.com