Një zjarr masiv në një fabrikë të përpunimit të ushqimit në Bangladesh la të vdekur të paktën 52 njerëz të bllokuar nga flakët që detyruan shumë punëtorë të hidheshin për jetën e tyre nga katet e sipërme, raporton agjencia e lajmeve AFP, përcjell FolDrejt.com.
Zjarri shpërtheu në fabrikën në Rupganj, një qytet industrial 25 km (15 milje) në lindje të kryeqytetit Daka, të Enjten pasdite dhe po digjej ende gati 24 orë më vonë, tha agjencia. /FolDrejt.com/