Zjarri i madh pyjor në Spanjë në Ishujt Kanarie ka detyruar deri më tani evakuimin 4255 persona, ndërsa 400 pjesëtarë të shërbimeve të ndryshme janë në terren duke luftuar zjarrin.
Sipas mediave spanjolle, zjarri shpërtheu të shtunën në mëngjes dhe tashmë ka konsumuar të paktën 4,500 hektarë tokë dhe një duzinë shtëpi.
Fernando Clavio, president i qeverisë rajonale të Ishujve Kanarie, tha se ka rezistencë kur bëhet fjalë për të lënë shtëpitë, por se prioriteti duhet të jetë shpëtimi i jetëve./FolDrejt/