29 persona janë plagosur nga zjarret në Protugali, teksa janë aktivizuar dhjetëra avionë për të luftuar flakët.
Autoritetet thanë se 12 zjarrfikës dhe 17 civilë kërkuan trajtim mjekësor për lëndime të lehta.
Deri të dielën pasdite, agjensia e mbrojtjes civile e Portugalisë tha se më shumë se 3,000 zjarrfikës po merren me flakët aktive.
Vendi po përballon një valë të nxehti që pritet të përkeqësohet, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 43 gradë Celsius të martën.
Të dielën, BE-ja aktivizoi programin e saj të ndihmës së flotës ajrore kundër zjarrit, i cili lejon vendet anëtare të ndajnë burimet për të ndihmuar Portugalinë.
Spanja, e cila gjithashtu është përballur me zjarret kohët e fundit, mobilizoi dy avionë zjarrfikës, sipas komisionerit evropian për menaxhimin e krizave, Janez Lenarčič.
Qeveria portugeze tha se kishte vendosur 60 avionë për të mbështetur ekuipazhet e zjarrfikësve.
BE-ja ka paralajmëruar se kontinenti po përballet me një nga vitet më të vështira për fatkeqësitë natyrore, duke përfshirë thatësirat dhe zjarret, ndërsa kriza klimatike përshkallëzohet.
António Costa, kryeministri i Portugalisë, shtyu një vizitë të planifikuar në Mozambik këtë javë në funksion të parashikimeve të motit që tregojnë një përkeqësim shumë serioz të rrezikut të zjarreve në zonat rurale. /abcnews.al