Zyrat e Institutit të Mjekësisë Ligjore u përfshinë këtë paradite nga zjarri. Rasti ka nxitur reagime të shumta, shkruan Fol Drejt.
Një ndër ata që kanë reaguar për shkak të këtij rasti, është edhe deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj.
Zemaj ka thënë se ky nuk është rasti i vetëm që ky institucion pëson nga incidentet dhe për këtë, sipas tij, fajin kryesor e kanë ministrat e paaftë:
“Para pak kohësh zjarri përfshiu Shërbimin Emergjent në Klinikën e Psikiatrisë të QKUK-së, ku pati edhe një viktimë e brenda pak kohëve, tash e disa herë digjet Instituti i Mjekësisë Ligjore” – ka shkruar Zemaj.